Duke ngarkuar Ngjarjet
Pre 16
Tetor 2026
Koha: 10:00 AM - 12:00 PM
Organizuar nga: Food Bank Albania

Dita Botërore e Ushqimit 2026 | Workshop “Menaxhimi i Tepricave Ushqimore”

Dita Botërore e Ushqimit 2026 | Workshop “Menaxhimi i Tepricave Ushqimore”

Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, më 16 Tetor 2026, Food Bank Albania në bashkëpunim me Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), organizon Workshop-in:

“Menaxhimi i Tepricave Ushqimore – Vlera Sociale, Ekonomike dhe Ekologjike & Praktikat e Bankës Ushqimore”

Aktiviteti zhvillohet në frymën e mesazhit të Ditës Botërore të Ushqimit 2026, një nismë e FAO-s (Food and Agriculture Organization):

“Innovate today. Nourish tomorrow.” – “Krijojmë risi sot. Ushqejmë të nesërmen.”

Në një kohë kur sigurimi i ushqimit të mjaftueshëm, të larmishëm, të sigurt dhe ushqyes për të gjithë duhet të ecë paralelisht me mbrojtjen e burimeve të planetit, nevojiten zgjidhje që ndërthurin inovacionin, njohuritë tradicionale, përgjegjësinë sociale dhe qasjet gjithëpërfshirëse.

Workshop-i do të sjellë së bashku përfaqësues të universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjes, shoqërisë civile dhe organizatave të angazhuara në sistemin ushqimor, për të diskutuar mbi një çështje me rëndësi të veçantë: si mund t’i shndërrojmë tepricat ushqimore nga humbje në vlerë?

Në fokus të aktivitetit do të jenë menaxhimi dhe reduktimi i tepricave ushqimore, ndikimi i tyre social, ekonomik dhe mjedisor, si dhe roli i bankave ushqimore në rikuperimin dhe rishpërndarjen e ushqimit drejt komuniteteve në nevojë. Përvoja dhe praktikat e Food Bank Albania, si pjesë e European Food Banks Federation (FEBA), do të shërbejnë si një shembull konkret i lidhjes ndërmjet reduktimit të humbjeve ushqimore, solidaritetit dhe qëndrueshmërisë.

Aktiviteti synon gjithashtu të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet akademisë, sektorit publik, biznesit dhe shoqërisë civile, duke promovuar një sistem ushqimor më të përgjegjshëm, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

📅 16 Tetor 2026
🕙 10:00–12:00
📍 Salla D001, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Universiteti Bujqësor i Tiranës

Të krijojmë risi sot, për të ushqyer të nesërmen – duke reduktuar humbjet dhe duke i dhënë ushqimit vlerën që meriton.