Follow us

Tepricat e Ushqimit

Tepricat ndodhin kur ushqimi i prodhuar nuk konsumohet. Ato shfaqen në çdo hallkë të zinxhirit ushqimor:

  • Ushqim i pakorrur në fushë
  • Ushqim i dëmtuar gjatë transportit apo përpunimit
  • Produkte që nuk shiten në treg
  • Ushqim i blerë por i pa konsumuar në familje

Sipas të dhënave, mbi 30% e ushqimit të prodhuar në botë nuk konsumohet kurrë.

Ky fenomen është një faktor i madh në:

  • Rritjen e pasigurisë ushqimore
  • Dëmtimin e mjedisit, për shkak të gazit metan që lëshohet nga dekompozimi i ushqimit të hedhur
  • Humbjen e burimeve natyrore, si uji dhe energjia e përdorur për prodhimin e këtij ushqimi.
Çdokush mund të kontribuojë në reduktimin e tepricave.

Disa praktika të thjeshta për t’u ndjekur janë:

  • Planifikoni blerjet tuaja – Bëni një listë të qartë dhe mos blini më shumë sesa keni nevojë.
  • Kontrolloni datat e skadimit, sidomos për produktet që prishen shpejt si qumështi, frutat dhe perimet.
  • Përdorni frigoriferin në mënyrë të zgjuar, duke konsumuar ushqimet sipas renditjes që janë blerë.
  • Ngrini ushqime për përdorim të mëvonshëm, përfshirë bukën, mishin, dhe frutat.
  • Mësoni teknikat e tharjes apo konservimit, që mundësojnë ruajtjen e ushqimeve jashtë sezonit.
  • Planifikoni vaktet, duke llogaritur me kujdes sasinë e ushqimit që duhet për çdo anëtar të familjes.

Hyrje  /  Mëso & Ndaj  /  Tepricat e Ushqimit