Food Bank Albania

Kush jemi ne?

Banka e ushqimit është një organizatë jo fitimprurëse e përkushtuar në luftën kundër humbjes së ushqimit në Shqipëri.

Organizata operon në Shqipëri prej 2013 dhe është anëtare me të drejta të plota e Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit (FEBA) – rrjeti më i madh i bankave të ushqimit në Evropë. Kjo anëtarësi jo vetëm që siguron integrimin e FBA në politikat dhe praktikat më të avancuara evropiane për menaxhimin e mbetjeve ushqimore dhe ndihmën humanitare, por gjithashtu i jep organizatës mundësinë për të marrë pjesë në fushata ndërkombëtare, shkëmbime ekspertize dhe përfitime të natyrës teknike dhe strategjike.

Ne besojmë se qëllimet tona mund të arrihen përmes solidaritetit dhe duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare në lidhje me varfërinë dhe tepricat ushqimore.

Qëllimi dhe Vizioni

Çfarë bëjmë?

Reduktimi i varfërisë dhe eliminimi i tepricave ushqimore janë dy qëllimet kryesore të organizatës.

Në fakt, ne shpresojmë se duke i ridrejtuar tepricat e ushqimit te anëtarët më nevojtarë të shoqërisë, ne mund t’i trajtojmë të dyja sfidat njëkohësisht. Duke i dhënë tepricat ushqimore familjeve në nevojë, ne mund të zvogëlojmë kostot mjedisore të ushqimit të padobishëm dhe të ndihmojmë familjet në vështirësi.

Për të trajtuar tepricat e ushqimeve, ne punojmë me bizneset, institucionet dhe individët për të mbledhur donacione ushqimi dhe sensibilizojmë rreth tepricave ushqimore.

Për të trajtuar varfërinë, ne u sigurojmë ushqimin e mbledhur organizatave ose shërbimeve sociale shtetërore, të përfshira në luftën kundër varfërisë.

Vizioni ynë është të shohim fundin e urisë në Shqipëri dhe të reduktojmë maksimalisht tepricat ushqimore që të kemi njerëz të shëndetshëm dhe një mjedis të pastër.

Që nga 2013

Ushqe shpresën
Ushqe shpresën
Misioni

Për një Shqipëri pa uri, një shoqëri të shëndetshme dhe një mjedis të pastër.

Misioni ynë si një organizatë kundër varfërisë është të luftojmë tepricat ushqimore duke mbledhur me kujdes dhe efikasitet ushqime ushqyese që përndryshe mund të jenë të papërdorura dhe duke i rishpërndarë ato te njerëzit në nevojë përmes një rrjeti partnerësh.

Ne besojmë se mund të punojmë së bashku për të zhdukur urinë në Shqipëri duke luftuar kundër varfërisë dhe duke u përpjekur për një mjedis më të pastër. Ne inkurajojmë punësimin si një mënyrë që njerëzit të jetojnë me dinjitet dhe të kenë një të ardhme më të mirë.

Kështu, shtyllat kryesore të punës së Food Bank Albania janë:

  • Parandalimi i tepricave ushqimore
  • Luftimi kundër varfërisë
  • Rritja e ndërgjegjësimit
  • Solidariteti
Shiko videon
Vlerat tona

Vlerat që promovojmë

Solidaritet

Ne punojmë në bazë të solidaritetit dhe vullnetarizmit

Kontribuo

Dhurim

Ofrojmë ushqim falas, të shëndetshëm, të dhuruar

Dhuro

Paanësi

Jemi neutralë dhe
të pavarur

Më shumë

Integritet

Punojmë me transparencë dhe integritet

Më shumë
Fushata të realizuara
0 +
Vullnetarë që punojnë me ne
0 k
Kontributi dhe Objektivat

Kontributi në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Nëpërmjet punës së saj të përditshme, Food Bank Albania luan një rol të rëndësishëm në implementimin në Shqipëri të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të OKB.

Food Bank Albania (FBA) është pozicionuar që në krijimin e saj posaçërisht për të adresuar SDG 2, Zero Uri dhe SDG 12, Konsumi dhe Prodhimi i Përgjegjshëm, konkretisht Objektivi 12.3, i cili kërkon përgjysmimin e mbetjeve ushqimore për frymë në nivel global në nivelet e shitjes me pakicë dhe konsumatore dhe reduktimin e humbjeve ushqimore përgjatë zinxhirëve të prodhimit dhe furnizimit.

Food Bank Albania është një shembull i qartë i veprimit lokal me ndikim global, që dëshmon se edhe një organizatë kombëtare mund të kontribuojë në mënyrë të qëndrueshme për një të ardhme më të drejtë, barabartë dhe të gjelbër për të gjithë.

SDG

Qëllimet direkte dhe indirekte:

Bashkë mund të ndryshojmë Shqipërinë

Së bashku mund të zhdukim urinë në Shqipëri duke luftuar kundër varfërisë dhe duke u përpjekur për një mjedis më të pastër.

Bashkohuni me ne

Banka e ushqimit është një organizatë jo fitimprurëse e përkushtuar në luftën kundër humbjes së ushqimit.