Hyrje / Programe & Aktivitete / Food Drive
Një nismë e drejtpërdrejtë për të ndihmuar, nga aty ku jeni.
Në bashkëpunim me rrjetin e supermarketeve partnere, kemi vendosur kosha të posaçëm ku qytetarët mund të dhurojnë produkte ushqimore. Këto pika dhurimi janë të aksesueshme në jetën e përditshme të konsumatorëve, duke e bërë ndihmën të thjeshtë dhe të menjëhershme.
Periodikisht, në këto supermarkete organizohen fushata sensibilizuese me ndihmën e vullnetarëve tanë. Gjatë këtyre aktiviteteve shpërndahen informacione, mesazhe ndërgjegjësuese dhe udhëzime praktike për dhurimin e produkteve ushqimore. Ushqimet e mbledhura transportohen dhe shpërndahen në mënyrë të sigurt nga ekipi ynë, duke mbërritur tek familjet që kanë më shumë nevojë.