Hyrje / Programe & Aktivitete / Fresh Food
Bashkëpunimi me fermerët vendas dhe bizneset që operojnë në sektorin e frutave dhe perimeve ka bërë që 50% e ushqimeve që FBA grumbullon të vijë pikërisht nga ky sektor.
Shqipëria, si një vend me prodhimtari të lartë të frutave dhe perimeve, gjeneron një tepricë të konsiderueshme ushqimore. Me këtë program, sigurojmë që prodhimet e freskëta, të cilat nuk arrijnë në treg por janë të konsumueshme, të mos përfundojnë si mbetje. Krijojmë ura bashkëpunimi që këto produkte të mbërrijnë tek ata që kanë më shumë nevojë, duke garantuar siguri ushqimore dhe respekt për punën e fermerit dhe vlerën e ushqimit.